Pezullohet testimi i vaksinës së "Oksfordit", dyshohet se shkakton komplikacione

Shkencëtarët anglezë kanë pezulluar testimin enjë prej vaksinave më shpresëdhënëse kundër koronavirusit të ri pas dyshimevese shkakton komplikacione.

Kompania "AstraZeneca" dheUniversiteti i Oksfordit njoftuan se gjatë aplikimit të vaksinës, të paktën njëprej vullnetarëve shfaqi reaksion serioz shëndetësor pas vaksinimit.

Vaksina antikovid e ashtuquajtur e"Oksfordit" ka hyrë në fazën finale të testimit me 30 mijë pacientënga Brazili, Afrika e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Britania eMadhe, ku edhe raportohet incidenti i fundit.

Faza e parë dhe e dytë e vaksinimit vullnetarkaloi me sukses gjatë stinës së verës.

Kompania prodhuese "AstraZeneca"thotë se testimi ndërkombëtar është ndalur përkohësisht deri sa ekspertët epavarur të analizojnë të dhënat e deritanishme.

Vaksina angleze është një prej gati  180 zgjidhjeve kimike që po studiohen në botëpër të rritur imunitetin e njerëzve kundër kovidit-19, një sëmundje që ka vrarëaktualisht afro 900 mijë veta në botë dhe ka infektuar mbi 27 milionë të tjerë.

Një ditë më parë, nëntë firma të njohura tëbioteknologjisë u zotuan se vaksinat e tyre eksperimentale do të respektojnë tëgjitha standardet e sigurisë dhe efikasitetit përpara se të jenë gati për përdorimpër publikun e gjerë.

Deklarata erdhi edhe si reagim pas debatevepolitike në Amerikë, ku presidenti Donald Trump kërkon që vaksinat të jenë tëdisponueshme sa më shpejt që qytetarët të mund të votojnë të qetë në zgjedhjete 3 nëntorit, ndërkohë që opozita demokrate e ka kundërshtuar aprovimin evaksinave me urgjencë.

Vaksinat eksperimentale janë miratuar për përdorimpublik vetëm në Rusi.

Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi të martënse ka nisur shpërndarjen e vaksinës "Sputnik V" për popullatën e gjerë,fillimisht për mjekët dhe mësuesit.

Më shumë se 20 shtete kanë kërkuar rreth 1miliardë doza të vaksinës ruse edhe pse ajo nuk i ka kaluar të tre fazat enevojshme që dëshmojnë se ajo është e sigurt dhe efikase.