ShBA: Kongresi, thirrje Presidentit Trump të hetojë helmimin e Navalnit

Në ShBA, drejtuesit kryesorë demokratë dherepublikanë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i bënëthirrje Presidentit Donald Trump të hetojë helmimin e udhëheqësit rus tëopozitës Aleksej Navalni.

Në një letër dërguar Presidentiit Trump, demokrati EliotEngel, kryetar i komisionit dhe republikani Michael McCaul, numri dy ikomisionit, i kërkojnë administratës të nisë një hetim mbi sulmin ndaj zotitNavalni, duke thënë se mund të jetë e nevojshme që ndaj Moskës të ndërmerrensanksione.

Aleksej Navalni, një kritik i njohur i PresidentitVladimir Putin, u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi me avion brenda Rusisëdhe më pas u transferua në Gjermani për mjekim.

Qeveria gjermane tha më 2 shtator se rezultatet etoksikologjisë tregojnë se 44-vjeçari ishte helmuar me agjentin nervor Novichoktë stilit sovjetik.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në helmim dhe kahedhur poshtë çdo akuzë për krim.

Të martën, përfaqësuesit e G-7s dënuan "helmimin e konfirmuar" të Navalnit, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit./ Marre nga VOA