Shokuese/ Policët qëllojnë djalin autik në moment krize
Një djalë 13 vjeçar është qëlluar nga policia pasi ishte duke kaluar një krizë mendore dhe nëna e tij lajmëroi 911 për ndihmë.
Ngjarja ka ndodhur në Glendale, Utah. Linden Cameron, i cili është autik tanindodhet në spital dhe është në një gjendje të rëndë shëndetësore.
Nëna e tij u shpreh për një media lokale të vendit se ajo kishte telefonuar 911 për t'i thënë se djali i saj duhej të dërgohej në spital dhe nuk e kishte menduar që policia do të përdore forcë.
"Ai po përjetonte një krizë sepse ishte dita e parë që u kthye në punë. Unë i thashë, ai është i paarmatosur, nuk ka asgjë, ai thjesht çmendet dhe fillon të bërtasë dhe të bërtasë"- tha nëna e tij.
Në një konferencë për shtyp, oficeri i Policisësë Salt Lake City Sgt Horrocks tha se ngjarja po hetohet.