Zjarri "zhduk" kampin e refugjatëve në Moria, gjithçka nisi nga një kryengritje

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga "qyteti kamp"  i 13,000 refugjatëve dhe migrantëve në Moria tëGreqisë. Mëngjesi i kësaj të mërkure nxori në dritë shkatërrimin dramatik.

Mediat greke thonë se strukturat akomoduese të administratës dheinfrastruktura e identifikimit nuk ishin djegur, por Shërbimi i Azilit dhepajisjet e tij ishin djegur plotësisht. 

Dëmtime ka edhe në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe në njësinë ekondicionimit të ajrit, e cila u dhurua nga qeveria holandeze.

Një pjesë e madhe e popullsisë së Moria - rreth 12,000 njerëz- ka ikur në zonat përreth, ndërsa një pjesë tjetër është zhvendosur në qytetine Mytilene, ku në lartësinë e Kara Tepe, pak para fabrikës së PPC, ështërreshtuar një forcë e fortë policie që nuk i lejon ata të hyjnë në qytet.

Zjarri shpërtheu rreth orës 00:00 të mesnatës, kur refugjatët dhe migrantët që kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin refuzuan të izoloheshin. 

Pasuan përleshjet me refugjatët dhe migrantët e tjerë qëi shtynë ata jashtë kampit. 

Ky konflikt në një moment mori karakter fisnor, dukerezultuar në zjarre, të cilat shpejt, për shkak të erës së fortë, upërshkallëzuan.

Forcat e Brigadës së Zjarrfikësve, që mbërritën në kamppër të vepruar, u sulmuan nga grupe azilkërkuesish që i penguan ata në punën etyre. 

Për momentin, Brigada e Zjarrfikësve po vepron në kamp me përforcimin e mjeteve ajrore, në mënyrë që të shuhet plotësisht zjarri dhe më pas të kontrollohet zona.