Mal i Zi: Firmoset pakti politik, marrëveshja e re pro NATO-s, BE-së, pavarësisë së Kosovës

Pretendentët e qeverisë së re malazeze kanë prezantuar marrëveshjen politike mbi të cilat do bazojnë qeverisjen e tyre për katër vitet e ardhshme. Përpos mbështetjes për NATO-n dhe BE-në, ekzekutivi i ri thotë se nuk ka dyshime as për të ardhmen e Kosovës së pavarur.

Liderët e tri partive opozitare që fituan shumicën në zgjedhjet e 30gushtit në Malin e Zi prezantuan të mërkurën parimet e qeverisë së tyre tëardhshme.

Marrëveshja politike u nënshkrua në Podgoricë nga kryetari “Për ardhmërinëe Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç, nga Aleksa Beçiç i “Paqja është kombi ynë”dhe nga shqiptaro-malazezi, Dritan Abazoviç, i grupimit “E zeza mbi të bardhë”.

Tre politikanët u zotuan se do e mbajnë vendin në shinat e euroatlantizmitdhe do vazhdojnë të ushqejnë ambiciet e hershme për anëtarësim në BashkiminEuropian.

Për të treguar se ekzekutivi i ri nuk është verbërisht proserb dheantishqiptar, siç u akuzua fillimisht, kontrata politike bën të qartë se Mali iZi në të ardhmen nuk do të ndërmarrë as nisma që do cenonin njohjen e shtetësisësë Kosovës.

Politikani shqiptar, Abazoviç, tha se qeveria e re do ketë mbështetjen ekomunitetit ndërkombëtar.

"Jemi të vendosur të zbatojmë politika të pajtimit dhe të adresojmë çështjetqë mundojnë më shumë qytetarët. Situata ekonomike dhe sociale, arka bosh eshtetit, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janësfidat që do marrin vëmendjen tonë më të madhe. Kështu i përgjigjemi edhemanipulimit politik të partisë në pushtet, e atij mediatik nga analistët."

Në rrafshin e politikës së brendshme, koalicioni i ri qeveritar ka premtuarpërfaqësimin në qeveri të minoriteteve, depolitizim të institucioneve kyç, johakmarrje politike ndaj rivalëve, dhe ruajtjen e flamurit, stemës dhe himnit tështetit malazez.

Në zgjedhjet e dy javëve më parë, koalicionet opozitare fituan 41 nga 81mandatet e mundshme parlamentare.

Lista shqiptare mori dy deputetë, partia boshnjake, tre dhe opozitarëtsocialdemokratë 2 të tjera, ndërkohë grupimi politik i presidentit MiloGjukanoviç humbi mazhorancën pas gati tri dekadave në pushtet.