SHBA paralajmëron hapjen e zyrës në Beograd për nisje të "projekteve kyçe të normalizimit ekonomik"

AdamBoehler, udhëheqës i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara përZhvillim Financiar ka thënë se më 22 shtator të këtij viti do të dërgojë nëBeograd një delegacion të nivelit të lartë për të hapur zyrën e këtij trupiatje.

Aika thënë se ka marrë këtë vendim pas marrëveshjes së arritur më 4 shtator nëmes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Boehler ka thënë se menjëherë do të fillojë puna për projektet kyçe të normalizimit ekonomik.

https://twitter.com/AdamUSDFC/status/1303458191955701762

Nëmesin e pikave të marrëveshjes është arritur pajtueshmëri që Kosova (Prishtina)dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së përZhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për tëoperacionalizuar këto:

-Autostradëne paqes

-Lidhjenhekurudhore Prishtinë-Merdare

-Lidhjenhekurdhore Nish-Prishtinë

-Sigurimine financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhetë mesme

-Projekteshtesë dypalëshe

-Pranie plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-sëpër Zhvillim Financiar.

Kryeministrii Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në pranitë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruarmarrëveshje për normalizim ekonomik.

Mekëtë marreveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojëanëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, ështëpajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë sëKosovës.

Nëbazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, qëështë krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dheMaqedonia e Veriut.

Nëmarrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët dotë punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti,me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt iujit dhe energjisë.

Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur./ Radio Evropa e Lirë