Festivali i Venecias, regjisorja e Hong Kongut vlerësohet për arritjet në karrierë
Regjisorja nga Hong Kongu, Ann Hui u vlerësua me Çmimin “LuaniiArtë”për arritjet në karrierë, nga Festivali i Filmit në Venecia, duke u bërë kështukineastja e parë femër që merr këtë çmim. Alberto Barbera, drejtori i festivalit,e cilësoi atë "një nga regjisoret më të respektuara, më krijues edhe të gjithanshmetë Azisë".
73-vjeçarja ka drejtuar pothuajse 30 filma artistikë përfshirë"Njerëzit e Varkave", "Heronjtë e Zakonshëm" dhe"Dëbora e Verës". Filmat e saj "Era e Artë" dhe "Një jetëe thjeshtë" premierë në Festivalin e Filmit në Venecia respektivisht në dhe2014 dhe 2011.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt për para premierës botëroretë filmit të fundit me metrazh të gjatë të Hui "Dashuri pasdashurisë", një përrallë e ndërlikuar e dashurisë dhe shthurjes moralebrenda shoqërisë së lartë të Hong Kongut. Ngjarjet zhvillohen para Luftës së DytëBotërore, bazuar në një histori të shkurtër nga Eileen Chang. Protagonistja ështënjë nxënëse të re nga Shangai, e cila kërkon ndihmë nga një teze e pasur. E zhgënjyer,ajo përfshihet në botën e festave të zbukuruara dhe marrëdhënieve të paqarta meburra të pasur, të moshuar. Më pas bie në dashuri me një playboy…
Hui është e njohur për filmat e saj të fokusuar në çështjet socialenë Hong Kong. Kineastja u shpreh se puna me filmin në mes të protestavepro-demokracisë së Hong Kongut dhe pandemisë COVID-19 ishte vërtet e vështirë.Në ditën e hapjes së Festivalit të këtij viti, çmimi për arritjet në karrierë i'udha edhe aktores britanike Tilda Swinton.