Presidenti i Zambisë mban zi për ngordhjen e peshkut me fat

Presidenti i Zambisë Edgar Lungu i është bashkuar kombit në zi përvdekjen e një peshku që jetonte në një pellg në universitetin e dytë më të madhtë vendit.

Studentët në Universitetin Copperbelt (CBU) ndezën qirinj dhe marshuanrreth kampusit për të mbajtur zi për peshku të madh.

Hashtagu Mafishi, siç njihej me dashuri peshku, është trend në Twitter nështetin e Afrikës Jugore.

Për dy dekadat e fundit studentët e CBU kanë besuar se peshku do t'usillte atyre fat të mirë në provime.

Mafishi, që do të thotë "Peshku i Madh" në gjuhën lokale Bemba,mendohej të ishte të paktën 22 vjeç dhe kishte jetuar në pellgun euniversitetit për më shumë se 20 vjet, tha udhëheqësi i studentit LawrenceKasonde.

Vdekja e tij është ende duke u hetuar, shtoi presidenti i Unionit tëStudentëve të Universitetit Copperbelt.

"Është ende për t'u varrosur, ne jemi duke planifikuar ta balsamosimatë," i tha Kasonde BBC.

Disa studentë i bënin homazhe peshkut para provimeve, duke besuar se usolli fat, ndërsa të tjerë e panë atë si një lehtësues të stresit, thotëreporteri i BBC Zambia Kennedy Gondwe.

Studenti i vitit të dytë Edwin Nambo e përshkroi peshkun si një"simbol ikonik të universitetit".

Presidenti Lungu citoi fushatën indiane anti-koloniale të  Mahatma Gandhit në mesazhin e tij të zisë,duke thënë në Facebook se "madhështia e një kombi dhe përparimi i tijmoral mund të gjykohen nga mënyra e trajtimit të kafshëve".