Lukashenko: Ndoshta kam qendruar pak gjatë në pushtet, por vetëm unë mund ta mbroj Bjellorusinë
Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko tha ditën e sotme (8 shtator), se 26 vitet e tij në detyrë mund të kenë qenë të gjata e të tepruara, por u zotua të ruajë pushtetin pavarësisht protestave të përhapura kundër sundimit të tij.
Ai nuk e mendon dorëheqjen. Lukashenko thotë se është i vetmi që mund ta mbrojë Bjellorusinë në këto momente, shkruan The Moscow Times.
"Unë mund të kem qëndruar në pushtet pak gjatë," u tha Lukashenko katër gazetarëve nga media shtetërore ruse në intervistën e tij të parë që nga votimi i 9 gushtit.
"Por vetëm unë mund t'i mbroj Bjellorusët tani'', u shpreh ai.
“Unë nuk do të largohem ashtu. Unë kam ndërtuar Bjellorusinë për një çerek shekulli, nuk do të heq dorë prej saj”, përfundoi Lukashenko.
Prej muajit gusht, Bjellorusia është përfshirë nga protesta kundër Lukashenkos teksa vetë Presidenti po i shtyp ato me arrestime, dhunë e dëbime të figurave opozitare.