Bosi i Amazon mbetet më i pasuri i amerikanëve, Trump renditet në vendin e 352
JeffBezos vazhdon të qendrojë në krye të fronit të më të pasurve në SHBA. Pasuria epërgjithshme e listës së Forbes u rrit në një rekord 3.2 trilionë dollar,pavarësisht krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Ndërsa të ardhurat epresidentit Trump kanë pasuar rënie nga viti i kaluar.
Për të tretin vit radhazi, shefi ekzekutiv i AmazonJeff Bezos kryeson listën e amerikanëve më të pasur ndërsa rankimi i presidentittë SHBA Donald Trump ka shënuar rënie, për shkak se pandemia e koronavirusit prekugodinat e zyrave, hotelet dhe vendpushimet.
Pasuria e përgjithshme e listës së Forbes 400 u rritnë një rekord 3.2 trilionë dollarë, pasi amerikanët më të pasur vazhduan të shtonintë ardhurat pavarësisht se pandemia e koronavirusit shkatërroi ekonominë dhebëri që më shumë se 1.8 milion amerikanë të humbin punën e tyre.
Eric Yuan, shefi ekzekutiv i Zoom VideoCommunications, i cili është bërë i kudondodhur në epokën “punë nga shtëpia”, ështenjë nga 18 të saposhtuarit në listë, me një pasuri neto prej 11 miliardëdollarësh.
Trump nga vendi I 275 ka shkuar në 352, teksapasuria e tij u shtua me një vlerë neto prej 2.5 miliardë dollarësh, nga 3.1miliard dollarë që ishte vitin e kaluar.
Shkak u bë kriza që shkaktoi pandemia dhe ndikimi isaj tek ndërtesat e zyrave, hotelet dhe vendpushimet. Trump ndërkohë është nënjë beteje ligjore me prokurorinë e Manhatanit për shkak se prej kohësh refuzontë japë regjistrat e taksave.
Emra të tjerë në listën e Forbes 400 përfshijnë JimKoch, bashkë-themelues i Kompanisë së Birrës Boston dhe Trevor Milton,themelues i ndërmarrjes së prodhimit të kamionëve elektrikë Nikola.
Lista vjetore mund të shërbejë si një mënyrë për tëgjurmuar njerëzit më të pasur në vend që kanë më shumë pushtet, tha KerryDolan, ndihmës redaktore në Forbes.