Futbollisti i kombëtares U-21 rezulton negativ në testin për Covid-19

Një futbollist i Kombëtares U-21 ka rezultuar negativ me Covid-19 pas testeve me tamponë që iu nënshtruan lojtarët e grumbulluar nga trajneri Alban Bushi, për ndeshjet e shtatorit në eliminatoret e Kampionatit Europian.

Bëhet fjalë për kapitenin e Apolonisë, Eljon Sota. 

Lajmin e ka konfirmuar klubi fieriak me anë të njëpostimi në rrjetet sociale.

Futbollisti është future menjëherë në karantinë, ndërsa kjo situatë ka shqetësuar klubin e Apolonisë, që menjëherë ka pezulluar stërvitjen dhe gjithashtu ka anuluar miqësoren e programuar ndaj Kastriotit.

Njoftojmë se mbrojtësi ynë Eljon Sota, ka kryer testin mjekësor për koronavirusin dhe ka rezultuar negativ.
Menjehere pas konfirmimit të testit, Sota i është bashkuar kombetares U21 per dy ndeshjet ndaj Austrise dhe Andorrës
, shkruan Apolonia në Facebook.