Bóle, sulmuesi dhe blerja më e re e Partizanit
Në periudhën gusht-shtator ndodhin merkato të çuditshme si në televizion por edhe në sport.
Së fundmi "Panorama Sport" shkruan se sipas burimeve të tyre të sigurta, konfirmojnë për blerjen e një sulmuesi të ri në këtë skuadër.
Pasi nuk arritën të blenin sulmuesin Kuame Karikari, në Tiranë ka zbarkuar sulmuesi hungarez Lukàcs Bóle.
Burime të gazetës kanë bërë me dije se drejtuesit e Partizanit i kanë nisur bisedimet me 30-vjeçarin, i cili ka edhe një vit kontratë me Ferencvaroshin. Në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ai u huazua te Zalaegerszeg. Lojtari është parë dje në Tiranë, gjë e cila lë të kuptosh se ai ka ardhur për t’u dhënë dorën e fundit bisedimeve me Partizanin.

Emrin ka të çuditshëm, por siç thotë popullli, mos i shihni gunën por punën!