"Deti", Rama: Bisedimet me Athinën të ndërprera, do riformatohet grupi negociator

Debatet politike në Tiranën gjatë ditëve të fundit për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë marrë një përgjigje nga Edi Rama. Pavarësisht pas disa takimeve të zhvilluara në shtetin helen pikërisht për këtë çështje, kreu i qeverisë shqiptare tregon që nuk ka negociata, ato kanë ngecur që në kohën kur Tsipras drejtonte Greqinë.

Rama ndodhej ne Shijak për të parë nga afër procesin e rindërtimit.

Edi Rama: "Me grandin e Greqisë që është vonuar mund të jetë ushqim për konsipiracionin e madh të detit, ndërkohë që është për të vënë duart në kokë, që ka njerëz që mund të besojnë që ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme që ne e refuzuam dhe Gjykata Kushtetuesja e rrëzoi, na i kanë dalë tani detit në mbrojtje nga ne. Nuk ka një marrëveshje, nuk është arritur.

Akuzat ndaj tij se për mungesën e transparencës, kryeministri shprehet se nuk ka asnjë mundësi të bëjë marrëveshje të fshehta ndërshtetërore në një proces që është i përfshirë edhe Presidentit.

Edi Rama: Negociatat janë ndërprerë që kur ndryshoi qeveria në Greqi. Madje dhe vetë grupi negociator do të duhet të riformatohet. Dhe kjo kalon përmes presidentit të Republikës që do ta aprovojë. Prandaj të thuash sot bëj transparencë për dicka që nuk ekziston është qesharake dhe shumë e poshtër."

Rama paralajmeroi gjithashtu se ata qe po e perdorin kete situate duke e bere popullin budalla do e pesojne.

Greqia kërkon që të shtrijë ujërat e saj territoriale në detin jon nga 6 në 12 miljë, kërkesë që ka hasur në skepticizmin e politikës dhe ekspertëvë në Shqipëri.

https://youtu.be/429uxoE5dyg