Aksident në Korçë- Kapshticë, shikoni përplasjen e makinave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2020, 14:34
Një aksidentfatmirësisht pa të dëmtuar është shënuar paraditen e sotme në aksin Korcë-Kapshticë.
Dy mjete, njërifurgon tjetri Hyunday u përplasën mesditën e sotme duke shkaktuar dhe bllokim tëtrafikut.
Për disa minuta policia orientoi makinat të lëvizinin në një rrugë dytësore.
Po në Korçë në lagjen nr 17 një mjet tip "Volksëagen"me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur shtetasin A. B., rreth 50 vjeç,këmbësor në rrugë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës kundodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në ambientet eKomisariatit për veprime të mëtejshme.
Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqete aksidentit.