Kapshticë: U plotësua kuota, dhjetra shqiptarë mbesin në kufi

Radhët dhe orët e gjata të pritjes u rikthyen në kufi meGreqinë e cila zbaton regjimin e lëvizjes së kufizuar me Shqipërinë.

Pasi kaluan 300 udhëtarët e përcaktuar në ditë, pala greke nëKapshticë uli traun dhe pezulloi punën.

Por mungesa e një mekanizmi për rakordimin atyre që idrejtohen pikave kufitare me numrat e paracaktuar që lejohen të lëvizin riktheukaosin në tokën shqiptare.

Disa dhjetra mbetën në bllokuar

Të shumtë ishin ata që ngritën shqetësim se për disa orë uskadonte vlefshmëria e tamponit kundër koronavirusit, kusht për të kaluarkufirin.

Për disa orë pritën në kufi negociatat me palën greke për tëlejuar lëvizje mbi numrin e përcaktuar. Por përgjigja ishte e prerë.

Kufiri grek do të hapet të dielën në orën 06:00.

Përballë kësaj përgjigje një pjesë vendosën të kalojnë natënaty.

Qeveria greke ndërkohë shtyu deri me datë 15 shtator masatshtrënguese në kufijtë e saj me Shqipërinë.

Ministria e Jashtme Shqiptare, përmes një njoftimi u kujdeskëtë të herë të theksojë se rregullat e lëvizjes që mbeten të njejtat.

Testi negative kundër koronavirusit i 72 orëve të fundit ështëkusht kryesore të gjithë, ndërsa numri i atyre që do të dalin mbetet ikufizuar.

750 do lejohen në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë

Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare, ndërsa flutimetbehen vetem drejt aeroportit “Eleftherios Venizelos”.

Deri më 15 shtator Greqia mbetet e ndaluar për turizëm.

Në foto : Pika doganore e Kapshticës

Regjimi i ri i levizjes- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot ne mesdite mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 - 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19

Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;

Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti "Eleftherios Venizelos";

Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

https://youtu.be/mkfS63eMGE4