Tregjet janë plot, por blerjet në Elbasan janë të pakta

Çmimet nukkanë pësuar ndryshime të forta gjatë verës, por për një pjesë të banorëve tëElbasanit, shumë produkte janë të papërballueshme, kur bëjnë bilancin e tëardhurave familjare.

"Për ekonominë shqiptare nuk ështëasnjë gjë e përballueshme"

"Unë se përballoj dot jetesën se jam me katër jetima", shprehen banorët

Në këtokushte, thonë se heqin dorë nga dëshirat dhe për tryezën familjareve marrinvetëm produktet më të nevojshme.

Nga anatjetër situata nuk duket e mirë as për tregtarët, të cilët pohojnë se fuqiablerëse ka rënë ndjeshëm.

Si shkak atarendisin se pari largimin nga vendi të njerëzve si dhe varfërinë.

"Kjo vjen sepse populli ështëbërë fukara fare. Shumica kanë ikur në emigrim. Ja, për dy ditë dy thasë patatenuk i shesim. Lekët paguhen, të gjitha paguhen, populli nuk ka para. Ne tremuaj si pasojë e pandemisë mbetëm pa punë", shprehet tregtarja.

Sipasraportit të fundit të Eurostat, Shqipëria ka cmimet me të larta të ushqimeve nërajon, krahasuar me mesataren e BE.