Aksidenti tragjik në New York i merr jetën çiftit shqiptar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së enjte në NewYork.
Si pasojë kanë humbur jetën një çift shqiptar. Aksidenti kandodhur në Urën "George Washington" ku një makinë Honda SRV u përplasme një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.
Sipas autoriteteve vendase në makinën tip Honda udhëtonin dyshqiptarët nga Malësia, Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere Frluckaj,47 vjeçe.
Gruaja humbi jetën në vend ndërsa bashkëshorti pasi mbërritinë spital. Shoferi i automjetit tjetër pësoi vetëm disa lëndime të vogla dhe ështëjashtë rrezikut për jetën.
Departamenti i Policisë së Autoritetit Portual është duke hetuar arsyen dhe shkaqet e aksidentit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook një e afërme e çiftit ka shprehur trishtimin që ajo dhe familja e tyre janë duke kaluar pas këtij lajmi tragjik.

