Zjarrvëniet shkrumbuan Shkodrën
Vera nëShkodër u shoqërua me zjarre.
Plot 80raste më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, u shënuan gjatë muajvekorrik-gusht.
Sipasshërbimit zjarrfikës, pjesa më e madhe u shkaktuan nga dora njeriut, ku njëpjesë janë të qëllimshme e të tjerë nga pakujdesia.
"Një statistikë e thjeshtë, nëmuajin korrik dhe gusht 2019 kemi pasur 128 raste, kurse në periudhënkorrik-gusht 2020 deri në ditën e sotme janë 207 raste, pra gati 80 raste më shumë.Nga këto zjarre fshihen shkaqe njerëzore. Nuk ka zjarr që lidh vetvetiu nëShqipëri, mund të jenë një në një milion. Por, a vijnë nga pakujdesia apo janëzjarrvënie të qëllimshme, i takon hetimit ta zbulojë", shprehet Agron Dibra, shef ishërbimit zjarrfikës Shkodër.
Zjarrvënia eqëllimshme apo nga pakujdesia qoftë është vepër penale.
Por identifikimidhe vënia para përgjegjësisë e autorëve është një prej pikave ku puna eorganeve ligjzbatuese ka patur mangësi.
Agron Dibra:"Mbetet problem puna e policisë, unë ekuptoj dhe vështirësinë e tyre pasi ai që vendos zjarrin largohet, por mestatistika janë shumë dobët në kapjen e autorëve të zjarrvënieve të qëllimshmeapo jo"
Duke qënë seedhe shtatori parashikohet si një muaj problematik, shërbimi zjarrfikës bënthirrje që qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve për hapje të kullotave dhetë ruhet kurora e gjelbërt.