Trafiku i klandestinëve me fuoristrada "Volkswagen Touareg" dhe "Range Rover"
Përdorimi i fuoristradave të cilësuara luksi dhe me xhama të zi gjithmonë e më shumë po konfimohet si mënyra e re e trafikimit të klandestinëve që synojnë të kalojnë përmes Shqipërisë në rrugën drejt BE.
Këtë skemëpërdorën edhe tre të rinj nga Shkodra të arrestuar tashmë për dhënien e ndihmësshtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.
Burimetpolicore thanë se në pranga u vunë Luka Preka, Florian Fusha, dhe Kol Gjoli,banues në Shkodër.
Ata u kapënduke transportuar me mjetet tip "Volkswagen Touareg" dhe "RangeRover" 9 emigrantë, drejt Tiranës kundrejt pagesës.
Gushti kashënuar fluks të klandestinëve në kufi, dukë bërë që edhe policia tëintensifikojë kontrollet.
15 tëashtuquajtur taksistë klandestinësh janë arrestuar në kuadër të operacionit tëkoduar “Perimetri” prej 1 gushtit nga Policia e Korçës.
Ata tentuantë transportojnë 66 klandestinë drejt vendeve të BE.
Pagesatvariojnë nga 100 deri në 1000 euro për person.
Ndërkohë 20deri 40 emigrantë kapen mesatarisht çdo ditë nga forcat e Frontex të vendosuranë kufi prej pranverës së kaluar.