Shoqëria civile kërkon transparencë për 12 miljet
Deklaratat e kryeministrit grek për zgjerimin e ujëraveterritoriale me 12 milje, kanë nxjerrë në protestë aktivistë të shoqërisëcivile të cilët i kanë drejtuar kryeministrit Rama disa pyetje për të cilatpresin përgjigje.
Aulon Kalaja: Përse kryeministri Rama hesht dhe kemi njëdeklaratë të shitur nga ana e ministrisë së Punëve të Jashtme.
Aktivisti Aulon Kalaja kërkoi zbardhjen e bisedavetelefonike të kryeministrit Rama me ministrin grek Dendias.
Aulon Kalaja: Ajo që kërkojmë ne është të zbardhet telefonata e ministrit të jashtëm grek me kryeministrin e Shqipërisë. Cfarë I është premtuar dhe pse do të vizitojë Tiranën.
Nga ana tjetër, ambientalisti Sazan Guri deklaroi se palagreke kërkon të fitojë një zonë ekskluzive ekonomike.
Sipas Gurit numri i miljeve që do i kalojë shtetit fqinjështë dyfishuar me kalimin e viteve.
Aktivistët i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare qëçështjen e kufirit detar me Geqinë ta çojnë në gjykatën ndërkombëtare.