Mbrëmje e magjishme për ekipet shqiptare: Pas Teutës e Laçit, kualifikohet edhe Kukësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2020, 22:03
Mbrëmje e magjishme për ekipet shqiptare.
Pas Teutës dhe Laçit, edhe Kukësi ka kaluar në raundin e dytë të Ligës së Europës.
Skuadra e Skënder Gegës ka fituar ndaj bullgarëve të Slavias së Sofias me rezultatin 2-1, falë golave të Eze dhe Kuper.
Një triumf mëse i merituar për nënkampionët e Shqipërisë, të cilët vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kompeticionin europian.
Ndesha u luajt në stadiumin 'Air Albania'.
Lexo edhe: Teuta kualifikohet në raundin e dytë eleminator të Ligës së Europës
Laçi heriok: Me 10 lojtarë kalon në turin e dytë të Ligës së Europës