Lezhë, Skënderbeu pa vizitorë

Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj KastriotiSkëndërbeu, në Lezhë nuk ka qenë kurrë kaq i boshatisur në mes të sezonitturistik.

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në uljen e ndjeshme tëvizitorëve.

Për Ora News përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në BashkinëLezhë, Paulin Zefi, shprehet se të huajt këtë verë mungojnë, ndërsa shqiptarëtnuk kanë arritur as në 10 % të numrit të vizitorëve të vitit të kaluar.

Paulin Zefi : "Vitine kaluar vinin grupe të organizuara me shkolla, me dhjetëra autobusë nga Kosovasi dhe me qindra nxënës brenda një dite të vetme. Sivjet, kuptohet që mësiminuk u zhvillua dhe aktivitetet u anulluan të gjitha. Nëse në muajin e pikut tëvizitorëve kemi pritur nga 2 000 deri në 2 500 turistë brenda një muaji, këtëmuaj nuk është kaluar numri në total i vizitorëve në 300. Këta vizitorë janëkryesisht shqiptarë të Shqipërisë dhe shumë më pak të Kosovës. Nuk bëhet fjalëpër turistë të huaj dhe grupe të organizuara siç vinin vitin e kaluar ngaPolonia, Hungaria, Gjermania, Italia dhe vend të tjera, të cilët vinin në numërshumë të madh"

Në një sezon normal, vendvarrimin e Skënderbeut e vizitojnë disa mijëra persona, ku pjesën më të mëdha e përbëjnë shqiptarët e Kosovës dhe turistët e huaj.