Elbasan, dy efektivë të "Shqiponjave" pozitivë me koronavirus

Dyefektivë të forcave "Shqiponja" në Elbasan kanë rezultuar pozitivë mekoronavirus.

Gjithashtuedhe shoferi i drejtorit të policisë është infektuar.

Përtë parandaluar përhapjen e virusit, DVP Elbasan ka vendosur që efektivet etjerë të skuadrës "Shqiponja" të patrullojnë me motorë dhe jo me furgon.

Ditëne djeshme në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë konfirmuar edhe dyefektivë të tjerë të infektuar me koronavirus.

Të gjithë janë karantinuar në banesat e tyre dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditëne djeshme u raportua për 168 raste të reja dhe 4 viktima.