Kuvendi i republikanëve, rikandidohet Trump për një tjetër mandat si president
Republikanët amerikanë kanë nisur kuvendin e tyre kombëtar duke apeluar publikun t'i japin presidentit Donald Trump një shans të dytë në krye të shtetit. Për ta vendi gjendet para disa rreziqeve më pak se tre muaj nga zgjedhjet presidenciale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnëkthimin në socializëm, rrënimin ekonomik dhe degradimin në anarki nëse amerikanëtnuk e rizgjedhin sërish Donald Trampin për president.
Me këto mesazhe, republikanët e SHBA-së hapëntë hënën Kuvendin e tyre Kombëtar ku formalizuan edhe rikandidimin e kreut tështetit për një mandat të dytë presidencial.
Në natën e parë, folësit e vunë theksin te kërcënimiqë i kanos vendit një fitore e demokratëve dhe ardhja në zyrën ovale eish-presidentit Xho Bajden.
Djali i kreut aktualisht të shtetit, DonaldTrump i Riu, e etiketoi Bajdenin si vegël të Pekinit që komandohet realisht ngaradikalët e majtë.
"Komuniteti i shërbimit informativ vlerëson se Partia Komuniste kineze mbështet kandidaturën e Bajdenit. Ai dhe e majta radikale po vijnë për të na marrë lirinë tonë të fjalës, për të na marrë paratë nga xhepi dhe për t'i mbajtur ato brenda pellgut politik. Atje ai qëndron prej gjysmë shekulli dhe e nxjerr kokën ndonjëherë vetëm kur do të kandidojë për president."
Figura të Partisë Republikane trajtuan edhe çështjete ditës, si situatën me pandeminë dhe veprimet e presidentit Trump që evituannjë tragjedi të përmasave edhe më katastrofike, folën për axhendën ekonomike tëkatër viteve të ardhshme dhe denoncuan valën e protestave kundër policisë dheracizmit, pas vrasjes së afroamerikanit Xhorxh Flojd në fund muajin maj.
Temat i trajtoi ish-ambasadorja amerikane nëKombet e Bashkuara, Niki Hejli.
"Shumica e Partisë Demokratike tani për modë pretendon se Amerika është raciste. Kjo është gënjeshtër. Unë personalisht jam vajza krenare e dy emigrantëve indianë, im atë atëkohë me turban dhe ime më me shami, dhe u rrita si një vajzë me lëkurën kafe në një botë bardhezi. Ne vlerësojmë dhe respektojmë jetën e çdo personi me ngjyrë."
Kuvendi i Republikanëve njësoj si demokratëtnjë javë më parë u mbajt pa prezencë publiku për shkak të frikës së infeksionevenga koronavirusi.
Presidenti Trump pritet të flasë të enjten nëpërmbyllje të konventës, ndërsa edhe në natën e parë pati një dalje të papriturku bisedoi me stafin e shërbimit postar, me infermierë dhe me oficerë policie përsfidat e luftës dhe punës në kohë pandemie.