Zjarret përfshijnë SHBA-të dhe Australinë
Tragjedia e zjarreve masive në Australisë në fillimin e vitit mund të përsëritet sërish nëse mungojnë përgatitjet nga qeveria dhe komuniteti i banorëve për t'i parandaluar. Në SHBA, ndërkaq, ka shkuar në 7 numri i viktimave nga qindra vatra zjarri nëpër Kaliforni.
Autoritetet australiane i druhen rrezikut tënjë katastrofe natyrore prej zjarreve stinore, ndaj u kanë bërë thirrje qytetarëveqë kanë sipërfaqe tokash t'i pastrojnë ato nga lëndët e djegshme.
Zjarret në rajonet juglindore të vendit gjatëkëtij viti shkrumbuan rreth 11 milionë hektarë tokë dhe pyje, duke vrarë 33persona e duke shfarosur qindra milionë kafshë autoktone.
Një hetim i pavarur zbuloi se shkaku kryesor ipërhapjes së flakëve ishte thatësira ekstreme, moti i nxehtë dhe me erë, dhendryshimet klimatike.
Në rekomandimet e tyre për evitimin esituatave të ngjashme, ekipi i ekspertëve të martën sugjeroi strategji më tëmira të shuarjes së flakëve nga ajri, djegie të kontrolluara të tokës, lejimine zjarrfikësve për të hyrë në pronat private për të asgjësuar materialet qëprovokojnë zjarret dhe përmirësimin e sistemeve të alarmit për identifikimin etymrave të zjarrit.
"Këto 76 rekomandime janë të gjithanshme dhe tregojnë se nuk ka një zgjidhje magjike. Në verën e fundit na gjunjëzoi thatësira por dimë edhe që shumica e këtyre zjarreve u ndezën prej vetëtimave, dhe sado mirë të përgatitet qeveria, këto nuk i kontrollon dot."
Në një tjetër kontinent, në Amerikën Veriore,banorët vijuan edhe të martën të përballen me qindra vatrat aktive të zjarrit tëshpërndara nëpër shtetin e Kalifornisë.
Përpos mijëra forcave në terren, në ndihmë kanëardhur edhe helikopterët zjarrfikës duke bombarduar me ujë zonat e rrezikuara.
Këtë vit, flakët kanë shkatërruar rreth 500mijë hektarë tokë e pyje, krahasuar me 22 mijë hektarë në të njëjtën periudhë tëvitit të kaluar.
"Të mërkurën na paraqitën urdhrin e evakuimit por ne zgjodhëm të qëndrojmë. Kemi kafshët, pulat, tre qentë. Nuk kemi ç'bëjmë, por po të jetë e nevojshme, do largohemi nga banesa.’’
Deri tani, nga zjarret në Australi kanë humburjetën 7 persona, 1,200 janë banesat dhe godinat e djegura ndërsa mbi 170 mijëbanorë kanë marrë urdhrin për t'u larguar nga zonat në rrezik.