Avokati: Sekuestroja e RTV Ora dhe Ora News një barsoletë, nuk u blenë te noteri por u miratuan nga AMA

Avokati: Sekuestroja e RTV Ora dhe Ora News një barsoletë, nuk u

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori sot në shqyrtim ankimimin e presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi kundër sekuestros së pasurive.

Sipas avokatit, vendimi për sekuestron e dy televizioneve është absurd dhe i ngjan një barsolete, pasi televizionet nuk blihen te noteri, por e miraton AMA.

Alban Qafa: ‘’Inskenohet qëllimisht sikur kjo periudhë ka qenë me pak të ardhura sepse pretendohet se është blerë televizioni ‘Ora News‘ në vitin 2007. Kontrata është nënshkruar në vitin 2007 dhe lëvrimi i lekëve është bërë më pas nga Raiffaisen Bank. Quhet kur është përmbushur kushti i kontratës, i pagesës, kontrata e përfunduar. Në momentin që Raiffaisen Bank ka kaluar paratë në 100% të vlerës së televizionit, është ndërruar pronësia e televizionit nga miratimi i AMA. Ajo që është më absurde për sekuestrimin e dy televizioneve, televizionet nuk shiten te noteri, televizionin e miraton AMA.’’

Gjykata u shpreh se do të njihej me provat dhe nesër do të dalë me vendim në orën 09:30.

Lexo edhe: Fakte të reja nga Italia, Avokati: Ylli Ndroqi s’i fshihet drejtësisë. Kemi një mal me prova

Nesër vendimi i Apelit, Avokati: Pasuria e Ylli Ndroqit 100 % e ligjshme

https://youtu.be/8JnLV3rTWX0

Vendi Lajme ylli ndroqi Aktualitet sulmi ndaj rtv ora dhe ora news

EMISIONET