SHBA paralajmëron Rusinë për vrasjen e ushtarëve në Afganistan
ShBA-ja thotë se Rusia do të paguajë një çmim të lartë nëse vërtetohen pretendimet se Moska ka paguar Talibanët për të vrarë ushtarët amerikanë në Afganistan. Për këtë sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo paralajmëroi homologun e tij rus Sergei Lavrov.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thase paralajmëroi homologun e tij rus Sergei Lavrov se Moska do të paguajë njëçmim të lartë nëse vërtetohen njoftimet e agjencive të zbulimit se Rusia kapaguar militantët islamikë për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.
Ky lajm u raportua fillimisht në qershor ngagazeta “New York Times”. Sipas gazetës, zbulimi ushtarak rus po u ofronte paradisa grupeve militante të lidhura me Talibanët për të vrarë ushtarët e aleancësnë Afganistan, përfshirë ata amerikanë. Ky raportim u bazua mbi citimet e disazyrtarëve të zbulimit amerikan.
Presidenti Donald Trump i pyetur ngagazetarët, tha se nuk ishte informuar nga zyrtarët e zbulimit, pasi vetë atadyshonin mbi vërtetësinë e këtij informacioni, por më pas komentet e tij ukundërshtuan nga pohimet e disa zyrtarëve amerikanë dhe europianë.
Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë,sekretari Pompeo refuzoi të komentojë në lidhje me vërtetësinë e këtij lajmiapo nëse ai mendon se presidenti Trump duhej të ishte informuar, por ai theksoise Uashingtoni nuk do ta tolerojë një sjellje të tillë.
"Nëse rusët po japin para për të vrarëushtarët amerikanë, apo edhe të vendeve të tjera të NATO-s, do të paguhet njëçmim i lartë. Këtë ia thashë edhe ministrit të Jashtëm Lavrov," tha Pompeogjatë intervistës, realizuar me rastin e vizitës së tij në Republikën Çeke.
Muajin e kaluar disa burime pranë zyrtarëveamerikanë dhe europianë thanë se ShBA-ja ka marrë informacione të reja qëmbështesin akuzat se Rusia ka paguar militantët e lidhur me Talibanët për tëvrarë ushtarët amerikanë.
Ky informacion i autoriteteve të zbulimit vjenndërsa Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në bisedime me Talibanët si dhe meqeverinë afgane për tërheqjen e trupave nga vendi.