Kakavijë, qytetarët të sfilitur por pa zgjidhje: Do rrimë këtu deri sa të kalojmë
Në ditën e katërt aksi nacional Gjirokastër- Kakavijë vijon të jetë i bllokuar. Radha kilometrike ka kaluar 25 km, ndërsa autoritetet greke duket se nuk do të cedojnë nga saksionet.
Nga dita e nesërme tamponi do të kryhet me 150 euro, dhe duhet të qëndrojnë 7 ditë në karantinim. Kjo është arsyeja që shumë shqiptarë janë dyndur në kufi për të shmangur pikërisht këtë 7 ditë karantinim.
Gazetarja: Deri sa do vazhdoni të qëndroni?
Qytetari: Deri sa të kalojmë. Deri sa t'i lagen veshët qeverisë shqiptare, kam ardhur që dje në orën 6 të mëngjesit, dhe nuk kemi lëvizur pothuajse fare, as dy kilometër. Nuk kemi asnjë shpjegim, njotim nga shteti e policia"
Ndërkohë qënë sfond dëgjohen të qarat e një foshnje.
"Kemi dy ditë këtu", shprehet një tjetër qytetar tjetër në moshë i cili thotë se nuk ka rrugë tjetër, do vazhdoj të qëndrojë.
Ajo që është për tu vënë dukje se ushtria u ka servirur shqiptarëve ujë dhe sanduiçe.