Nga nesër hyrja në Greqi e kufizuar: Nga Kakavija do hyjnë vetëm 750 shtetas, nga Kapshtica 300 vetë çdo ditë
Policia e Shtetit njofton qytetarët për lëvizjen në pikat kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë, ku prej ditës së nesërme kalimi do jetë i limituar, dhe pas plotësimit të disa dokumenteve. Blutë theksojnë se sërish qëndrojnë në fuqi kushtet e vendosur më herët.
Policia e Shtetit ka bërë publike kushtet që çdoqytetar në Shqipëri duhet të plotësojë për të kaluar në pikat kufitare tëvendeve fqinje ku vëmendja është përqendruar me Greqinë. Duke filluar që nesër,kalimi në dy pikat doganore, Kakavijë dhe Kapshticë, do të kryhet nga ora 6 emëngjesit deri në orën 10 të darkës. Numri i qytetarëve do jetë i limituar tëcilët do lejohen të kalojnë në ditë përkatësisht 750 shtetas nga Kakavija, dhe300 shtetas nga Kapshtica.
Sipas policisë për të kaluar drejt Greqisë,qytetarët duhet të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga ditae udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV, testimi të jetë bërë nga Instituti iShëndetësisë ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar nga shteti. Certifikataduhet të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose tëkartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku ështëkryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer nëgjuhën angleze.
Blutë shprehen se do të lejohentë hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke oseshtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim ngaautoriteti përkatës, të cilët duhet të këtë plotësuar formularin PLF.
Qytetarët të cilët do kalojnë drejt vendit fqinj duhet të kryejnë karantinën 7 ditore, ndërsa apelohet që qytetarët të mos dynden në të njëjtën kohë duke krijuar kështu vonesa në plotësimin e procedurave. Së fundmi policia thekson se lëvizja me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut vijon të jetë me të njëjta kushte.


