Dramë humanitare në Kakavijë

Drama humanitare e nisur prej ditësh në Kakavijë sollikëtë të shtunë një tragjedi në vargun e gjatë të makinave me njerëz. Njëambulancë aksidentoi për vdekje një të mitur 10 vjeç në Bularat të Gjirokastrës

I mituri i është shkëputur nënës së tij nga dora dhe ika dalë para auto ambulancës e cila po transportonte një të sëmurë.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe shenjat duken tekpjesa e përparme e ambulancës dhe njollat e gjakut në rrugë.

Pas kësaj ngjarje gjendja e nënës së të miturit urëndua dhe ajo u transportua drejt spitalit ndërsa në pritje për të kaluarkufirin, të shumtë ishin dhe dëshmitarët që e panë.

Ata thonë se kjo mund të mos jetë tragjedia e vetme.

''Do kemi dhe të tilla gjëra të tjera sepse njerëzit janë pa gjumë. Nga këtu deri në Athinë çfarë do bëhet me shoferët që po i lenë rrugëve? Si mund të ecë një shofer pa ndiodhur gjë siç ndodhi këtu.''

Prej ditësh shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë popërballen me një situatë dramatike.

Për shkak të masave të marra nga autoritetet dhekryerjes së tamponit për COVID-19 radha e pritjes këtë të shtunë arriti në 25kilometra.

Në shenjë protestë dhe stresi të krijuar prej ditëvedhe orëve në pritje, bllokuan dhe kalimin e rrugës duke vendosur edhe koshat embeturinave.

Për të lënë të lirë njër aks, policia dhe FNSH kanë bërëtë mundur qetësimin e situatës.

Edhe pse efektivë të ushtrisë dhe pushteti vendor janëangazhuar për të shpërndarë ujë e ushqime për qytetarët, jo të gjithë kanëarritur të marrin.

''Pa ngrënë, pa pirë. Situata është rënduar.''

Ndërsa mbeten edhe pak orë nga hyrja në fuqi e masëssë karantinës, situata në Kaavijë po rëndohet. Pavarësisht thirrjeve për tështyrë udhëtimin drejt Greqisë, mjaft qytetarë nuk janë tërhequr.

https://www.youtube.com/watch?v=ahATT3WI8xk