Drama e familjes nga Lezha: Në radhë për të kaluar Kakavijën humbin djalin. Ia përplasi autoambulanca
Radha kilometrike prej 4 ditësh e makinave dhe sfilitja e shqiptarëve në tentativën për të kaluar kufirin grek në Kakavijë do të mbahet mend gjatë.
Jo vetëm për vuajtjet që shqiptarët me familjet e tyre u desht të kalonin, duke kaluar ditë e netë në makinë në pritje të kalojnë kufirin por edhe për aksidentin tragjik që ndodhi paraditen e 15 gushtit.
Ishte mëngjes ora 10:30. Një autoambulancë kishte shkuar për të marrë një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër kur ka përplasur një fëmijë vetëm 10 vjec I cili po tentonte të kalonte rrugën nga një anë në tjetrën.
"Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije - Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën" informon policia e Gjirokastres.
Pritja qe solli tragjedine
Familja nga Lezha kishte 24 orë në pritje për të kaluar kufirin. Katër antarët e familjes kishin qëndruar gjithë natën në këtë aks me shpresën se do te kalonin por fatkeqësisht udhëtimi i tyre përfundoi tragjikisht
Mamaja humbi ndjenjat
Nëna e cila kishte përdore djalin në një hije peme nuk e ka vënë re që fëmija iu shkëput nga duart. Në atë moment është dëgjuar nga të gjithë përplasja e fortë dhe britma e nënës .
Mossss! Më pas gruaja ka humbur ndjenjat ndërsa fëmija 10 vjec ishte mbuluar nga gjaku.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ne foto: Ambulanca qe shkaktoi aksidentin.
