Rradhë edhe në Kapshticë

Radhët e gjata janë rikthyer sërish në Kapshticë këtëtë shtunë edhe pse situata ishte normalizuar një natë më parë.

Mëngjesi ka sjellë fluks udhëtarësh dhe automjetesh.

Në pritje për orë të tëra, qytetarë të shumtë kërkojnërikthimin në vendet e punës para hyrjes në fuqi të vendimit për tu karantinuar.

''Unë jam nisur në orën 3 nga shtëpia në Laç, shumë e lodhshme. Shyqyr që nuk kishim fëmijë të vegjël se do ishte shumë më keq. Kemi 5 orë, kishim probleme me pasaportat, u nisëm që të mos futemi në karantinë 7 ditë në Greqi.  Të hënën fillojmë punë.''

Ka edhe nga ata që pasi kanë pritur në Kakavijë, i janë drejtuar Kapshticës

''Vajtëm ndenjëm dy netë, edhe erdhëm këtu.''

Por pas mesdite përshpejtimi i procedurave dhe shtimii sporteleve nga pala greke ka sjellë një normalizim të situatës.

Ndryshe nga Kakavija ku ka patur ndihmë me ujë eushqime, në këtë pikë këto kanë munguar

''Absolutisht asgjë.

Edhe shiu ka shtuar vuajtjet e udhëtarëve në rrugëndrejt doganës së Kapshticës.

Duke filluar nga 17 gushti të gjithë shtetasit që idrejtohen pikave kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës janë të detyruar tëkarantinohen për 7 ditë ndërkohë që dhe numri i udhëtarëve do të jetë ikufizuar.

https://youtu.be/47P4BtwsEXQ