Aksident në orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë, humb jetën 71-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit, ditën e sotme është shënuar një aksident në Fushë - Krujë.

Sipas asaj çfarë raportojnë organet e policisë, shtetasi me iniciale L.K, 37 vjeç i cili ishte drejtuesi i automjetit tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë çfarë ka bërë që drejtuesi i motoçikletës, H.T, 71 vjeç të gjejë vdekjen.

Sakaq nga ana tjetër policia po kryen hetimet e mëtejshme duke shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit