Manastirliu thirrje të rinjve: Ua keni borxh prindërve, shmangni pasojat që mund të rezultojnë fatale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në DitënNdërkombëtare të Rinisë, ka bërë një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë,por edhe për ata njerëz që mendojnë se virusi nuk ekziston.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja i kërkontë rinjëve të zbatojnë masat për parandalimin e infektimit nga Covid-19. Kjo ështënjë sakrificë e vogël që të gjithë të rinjtë ua kanë borxh prindërve dhe të afërmëvetë tyre.

Postimii plotë:

"Sot,në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, unë kam një thirrje për të gjithë të rinjtëshqiptarë: Ju lutem, zbatojini masat e thjeshta, për të shmangur infektimin ngaCovid-19. Bëhuni ju mbrojtësit e vetes, të prindërve, të të afërmve, të më tëdobtëve. Pak më shumë kujdes sot, shmang pasoja që nesër mund të rezultojnëfatale.

Saherë të dëgjoni deklarata të gënjeshtërta, të atyre që pandeminë e shohin jo sirrezik nga i cili duhet të mbrojnë njerëzit, por si shansin që duhet rrokur nëajër për të çoroditur dynjanë me sulme të paprincipta, ndaluni dhe dëgjoni pakedhe thirrjet e ekspertëve të shëndetit, mjekëve, që dinë çfarë thonë dhe çfarëbëjnë dhe që, e kanë treguar me vepra, se i shërbejnë me përkushtim vetëminteresit tuaj.

Saherë të dëgjoni deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, mendoniju lutem për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot mefrymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë. Mendoni pak për të afërmit, qëpresin me ankth për fatin e njerëzve të tyre të dashur.

Mendonipër gjithë ata mjekë, infermierë, në Spitalin Infektiv në QSUT dhe në Spitalin“Shefqet Ndroqi”, të cilët që prej marsit nuk po dallojnë më natën nga dita, eqë nuk i shohin të afërmit, qysh kush e di se kur.
Mendoni pak: A është vërtet një sakrificë kaq e madhe, të heqësh dorë ngafestat e mbipopulluara, nga vendgrumbullimet në plazhe dhe bare, pa distancimfizik dhe masa higjene? Vende që më pas shndërrohen në vatra, ku virusipërhapet me shpejtësi marramendëse?


A nuk ia vlen që edhe për ca kohë, të përshtatemi të gjithë bashkë me njënormaliteti të ri, ku kryefjala është KUJDESI, HIGJENA, DISTANCIMI?

Ekuptoj indiferencën e moshës, ndaj thirrjeve për një virus që nuk shihet me sy.Por kjo nuk e pengon që ai, virusi ta shndërrojë trupin tuaj në bartës, nërrugëtimin e vet drejt trupit të prindërve dhe të afërmve tuaj. Të cilët,ndryshe nga ju, për shkak të moshës dhe imunitetit, mbase nuk do të ishin nëgjendje ta përballonin sëmundjen.
Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëninjë “sakrificë” të vogël sot. Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve!

Të gjithë po bëjmë maksimumin që mundemi, me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë.
Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione: Pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë.
Gëzuar Festën dhe kalojeni këtë ditë, ju lutem, duke reflektuar pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria juaj, në këtë kohë sfiduese që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota".