BE, 180 mln euro Shqipërisë për krizën e Covid-19, Soreca: Bashkë jemi më të fortë

Bashkimi Europian i ka ardhur në ndihmëShqipërisë duke i dhuruar 180 milion euro, për të përballuar pasojat ekonomiketë shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE në vendintonë, përmes një postimi në Twitter.

Sipas tij, BE po tregon edhe një herë solidaritetin  me vendet e rajonit, dhe se së bashku jemi mëtë fortë.

Postimi i Soreca në Twitter

''Me dorëzimin e sotëm të  ndihmës prej 180 milion eurove ndihmë makro-financiare Shqipërisë, për të ndihmuar vendin të kufizojë rezultatet ekonomike të COVID19, Bashkimi Europian tregon edhe një herë solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë. Bashkë jemi më të fortë.''