Përplasen dy automjete në 'Laprakë', plagoset njëra prej drejtuesve

Një aksident automobilistik është regjistruarmesditën e sotme (12 gusht), ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.Për pasojë, një prej drejtuesve është dërguar nëspital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës nëkryeqytet.

‘’Më datë 12.08.2020, në Laprakë, mjeti me drejtues shtetasin M.B., është pëplasur me mjetin me drejtuese shtetasen  E.P., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve’’, informon policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnëpunën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.