Denoncimi i PD, reagon spitali Covid 2: Nuk mungon asnjë medikament, terapi të plota mjekimi për pacientët
Spitali universitar Shefqet Ndroqi ka reaguarpas denoncimit të publikuar nga ish-deputeti i PD Bardh Spahia, se në këtëspital mungojnë barnat dhe se numri i të shtruarve është 150, dhe jo 124,sikurse ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Përmes një deklarate, spitali universitar ShefqetNdroqi, bën me dije se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët eshtruar, dhe se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për tëgjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.
Reagimi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’
Në përgjigjie të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.
Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.
Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm.
Denoncimi i Bardh Spahisë
Qeveria ka lene spitalet covid pa barnat specifike!!!
Dmth jo vetem qe genjejne paturpesisht pernumrin e te shtruarve me Covid, por nuk kane siguruar as sasine e duhur teilaceve, pjese e protokollit te trajtimit te virusit corona! Sic duket ngadenoncimi mungon nje bar bazik si antiviralet!
Dhe kjo mungese kur ka 150 te shtruar! Po kur te behen me shume? Pse ministria genjeu sot kur tha se jane 124 te shtruar ne 2 spitalet Covid, kur sic shihet nga denoncimi vetem tek "Shefqet Ndroqi' jane te pakten 150 te shtruar? A te vjen ndopak zor Ogerta qe genjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona jane te shtruar? Kaq e paafte je per te parashikuar situaten apo po negocion tendera?