Pamje të reja: Autori i sulmit me kallashnikov largohet nga hoteli

Publikohen pamje të tjera të sulmit në hotelin Voloreka tëTushemishtit në Pogradec. Në video duket një nga autorët që largohet me automatik.

Sot policia njoftoi se kishte përfunduar operacionin e koduar “Driloni” duke vënë në pranga të dyshuarin si organizator të sulmit dhe tre bashkëpunëtorët e tij.


Ngjarja e rëndë u shënua më 8 gusht 2020 ndërsa të njëjtët autorë kishin shkuar po në këtë hotel edhe më 1 gusht. Ata qëlluan breshëri automatiku drejt hotelit duke rrezikuar jetën e familjes së pronarit të hotelit por dhe të turistëve që ishin atje.

Në pranga kanë rënë një 52 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara. Informon policia.

Bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar janë Ilir Meçolli 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhiaj 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Ndersa dy ditë më parë u arrestua Mariglen Topuzi.

https://youtu.be/RSCbyG9lqlw