Historia e trishtë e profesor Klement Qerimit: Nga humbja e shtëpisë, shikimit e deri te vdekja nga Covid
Sotmë 10 gusht ndërroi jetë nga Covid-19 profesori i universitetit Politeknik tëTiranës, Klement Qerimi.
Qerimikishte disa ditë i intubuar në spitalin Infektiv, por historia e tij edhimbshme nuk fillon këtu.
Pastërmetit të 26 nëntorit, pedagogu i Politeknikut Klement Qerimi humbi jo vetëmbanesën ku jetonte prej 30 vitesh, por edhe shikimin.
Retinae syrit të djathtë iu dëmtua teksa po zhvendoste në errësirë orenditë ngagodina 15 në Qytet Studenti.
Ndërkohë, Qerimi aso kohe apelonte për ndihmë që t’i rikthehej shikimi, duke qenë se operacioni nuk mund të kryhej dot në vendin tonë.
Qerimi: Ugodita nga një mobilie në retinën e syrit të djathtë. Këtë e kam syrin timaktiv, se syrin e majtë e kam me probleme që nga lindja. Në Shqipëri mjekët ekanë të pamundur t`i rikthejnë shikimin e plotë. Shpresë ka gjetur në njëspital në Izrael.
Ai kërkonte ndihmën e institucioneve shqiptare, pasi e kishte të pamundur financiarisht të përballone ndërhyrjen.
Qerimi: Nuk e di sa do të kushtojë sepse do të bëhet një vizitë, analizë nga klinika të specializuara dhe atje do të përcaktohet. Kërkoj nga shteti shqiptar të më trajtojë për shërimin e dritës së syve, ta mendojnë sikur është një pjesëtar i familjes së tyre.
Lexo edhe: Ndërron jetë nga Covid-19 profesori i Politeknikut Klement Qerimi