Opozita kundër ndarjes së Shqipërisë në 4 rajone: Ligji antikushtetues, dobëson pushtetin lokal
Ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, që e ndan Shqipërinënë 4 rajone, është kundërshtuar nga opozita e bashkuar. Partia Demokratike dheLëvizja Socialiste për Integrim, deklaruan se ligji është antikushtetues dhe qëllimiRamës është elektoral dhe kërkon të marr kompetencat e pushtetit vendor.
Opozita ka kundërshtuar ligjin përzhvillimin rajonal dhe kohezionin, i cili e ndan Shqipërinë në 4 rajone.
Ish-deputetja demokrate, DhurataÇupi, thotë se me ketë ndarje në shkeljetë Kushtetutës, Edi Rama merr çdo pushtet në duart e tij, duke nisur nga fondete BE-së të cilat centralizohen në një dorë ndërsa pushteti lokal dobësohet.
Çupi: Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinënë 4 rajone është vetëm politik, eektoral dhe financiar.Ligji i miratuar pazhurmë, ditën e miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dobësonpushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca tëbashkive apo të qarqeve.
Ndërsa nënkryetyari i LSI-së,Petrit Vasili, tha se qeveria në mënyrë dëshpëruese po shtrembëron ligjet nëfuqi për të rrëmbyer çtë mundet lidhurme pronën publike.
Vasili:Çfarë do të thotë me fjalë të thjeshta? Do tëthotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendosendhe i rrëmbejnë kompetencat qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht nëkushtetutën e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite. Pasi flitetshumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore, në nenin 108 të Kushtetutës, janëkomunat ose bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre thotë neni 108 pika 2, nuk mundtë ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.
Vasili tha se me ligjin e kaluarnë parlament, qeveria e ndan Shqipërinë në 4 çifligje, të cilat qeverisen nganjë dorë vetëm nga qeveria.