Uniformat e policisë, Murrizi e Valteri padi dy Ministrave: Favorizuan firmën e gërmimeve
Deputetët e opozitës parlamentare kanë dorëzuar një kallëzim pranë SPAK për tenderin e uniformave të policisë, duke paditur dy ministrat e qeverisë Rama, Sandër Lleshajn dhe Olta Xhaçkën. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar kompaninë fituese, e cila nuk ka si objekt të prodhimit të veshjeve.
Deputetët e opozitës parlamentare, Myslym Murrizi dhe HalitValteri kallëzuan Ministrinë e Brendshme në SPAK duke kërkuar hetimin etenderit për uniformat e policisë.
Në padinë penale të paraqitur akuzohen ministri i Brendshëm, SandërLleshaj dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Sipas padisë, zyrtarët e lartë duhet të hetohen për“shpërdorim detyre” për abuzime me tenderat.
Murrizi: Është igjithë dokumentacioni i nevojshëm që ka komisioni i blerjeve të përqëndruar nëMinsitrinë e Brendshme.
Deputeti Murrizi tha se ky tender i është dhënë një kompanieqë merret me gërmime, dhe nuk ka objekt rrobaqepësinë, duke fituar kundrejt dykompanive turke dhe kroate që kanë për objekt krijimin e uniformave.
Murrizi: SPAK po tëhetojë do të gjejë një lidhje të çuditshme dhe interesante me këtë subjekt qëka objekt të veprimtarisë së tij gërmime dheu dhe për çudi në shtetin shqiptarmerr tendera të Ministrisë së Mbrojtjes, tederat e Drejtorisë së Përgjithshme tëBurgjeve dhe së fundmi edhe tenderin e Ministrisë së Brendshme.
Deputetët e opozitës parlamentare thanë se nuk janëentuziastë për punën e SPAK, por se shpresojnë që ajo të çlirohet nga hija epolitikës.
Kallëzimi për tenderin e uniformave vjen pas debateve në Kuvendmes ministrit Lleshaj dhe deputetëve për këtë çështje, ku Lleshaj ftoideputetët nëse kanë prova ti depozitojnë pranë SPAK.