Zbardhen emrat e propozuar nga PD për komisionin e filtrimit të kandidateve, mes tyre Nishani, Ruli e Mustafaj
PartiaDemokratike miratoi komsionin e vlerësimit të kandidatëve ku pjesë janëthemelues të PD-së, akademikë dhe anëtarë të Shoqërisë Civile. Në mbledhjen ezhvilluar online, Basha ka theksuar se gushti është muaj intensive pune nëPartinë Demokratike ndërsa ka informuarse në shtator do nis fushatën.
PD ngren komisionin e vlerësimit, Basha: Në shtatornisim fushatën drejt fitores
Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike,miratuan komsionin e vlerësimit të kandidaturave, i cili do të filtrojë çdo emërqë u propozuan nga anëtarësia për deputet dhe kreyarë bashkie.
Komsioni përbëhet nga 5 anëtarë pjesë e të cilit janë personalitete politiketë PD dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile e botës akademike.
Demokratët miratuan si anëtarë, Bujar Nishanin icili është Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish-President i Republikës, ish-ministër,Besnik Mustafaj, ish-Ministër i Jashtëm dhe themelues i Partisë Demokratike, Genc Ruli, ish-ministër, themelues iPartisë Demokratike, Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese ekrimeve të komunizmit dhe pedagogun e gazetarisë, Mark Marku.
Në mbledhjet e zhvilluara online, Lulzim Basha kainformuar zyrtarët demokrat se ngashtatori do të nisë fushata elektorale, për të njohur çdo qytetarë mealetrnativën e PD-së.
“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive.Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës tëvendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dheorganizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tekselia qëndrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do tëmbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli të qeverisjes përqytetarët dhe me qytetarët”.
Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshmedhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar përdeputetë nga anëtarëisa e PD.
Kjo është hera e parë në Shqipëri, kur kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por propozohen direkt nga anëtarësia dhe, më pas, seleksionohen nga një komision i posaçëm për t’iu dërguar sërish anëtarësisë për vendimmarrje.