Gramsh, zjarri vazhdon të djegë pyjet me pisha, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Vijojnë të jetë aktive vatra e zjarrit nëmalin e Koshnicës në Gramsh.
Zjarri ndodhet pranë fshatit Siman tëGramshit, i cili u shfaq qysh dje.
Nga flakët janë shkrumbuar pisha dhe një numëri madh pemësh.
Terreni i vështirë malor ka pamundësuarndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për tëbërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.
Është ende i paqartë shkaku që ka sjellëflakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe ngatemperaturat e larta.
Sot situata paraqitet edhe më serioze.
Zjarri është ende i pranishëm ndërsa drejtuestë zjarrfikëses nuk dinë të thonë me siguri sa është sipërfaqja e djegur, por pohojnëse është e konsiderueshme.
Drejtuesi i repartit Ilir Llapushi ekonsideron situatën serioze dhe ka kërkuar ndërhyrjen e mjeteve nga ajri.