Mbyllet çerdhja nr. 42 në Tiranë, dy punonjëse rezultojnë me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2020, 10:18
Mbyllet një tjetër çerdhe në kryeqytet sipasojë e Covid-19.
Këtë radhë ka qenë çerdhja nr. 42, ku dy punonjëse,një edukatore dhe një punonjëse tjetër rezultuan pozitive me koronavirus.
Menjëherë pas rezultatit te tamponëve ditën edjeshme u vendos mbyllja e çerdhes dhe u njoftuan prindërit.
Mësohet se edhe pjesës tjetër të stafit i është bërë tamponi dhe pritet përgjigje.
Sot ndërroi jetë një tjetër mjek nga Covid-19 në vend.
Ditën e sotme ka vdekur si pasojë e koronavirusit mjeku pneumolog Anibal Byberaj.
Mjeku Byberaj, 52-vjeç, ka shkuar ditën e djeshme te “Senatoriumi” në gjendje të rëndë.
Ai është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur të mbijetojë.
