Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku pneumolog Anibal Byberaj
Covid-19 ka marrë edhe jetën e mjekut të tretë nëvend. Anibal Byberi ndërroi jetë këtë të hënë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Drejtuesja e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin“Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala ka treguar detaje për gjendjen e mjekut.
Ajo u shpreh se kolegu i saj ka mbërritur në gjendjetë rëndë dhe nuk kishte arritur të intubohej.
"Mjekukur ka ardhur këtu është tentuar të intubohet dhe ka humbur jetën. Ka ardhur mesaturime 50, parametra tepër të rënduar për të fituar jetën".
Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga TropojaAnibal Byberi u konfirmuar pozitiv pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin nëbanesë.
Ministria e Shëndetësisë tha se ai nuk ka mundur tëmbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.
Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, kapunuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte nëpunë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë".
Silvana Bala bëri me dije gjithashtu se kapacitetete spitalit Covid 2 janë drejt ezaurimit.
"Punaështë shumë e madhe, kapaciteti është 2/3 e spitalit të mbushur me pacientë."
Alarmi ngrihet për gjendjen që ky virus po shkaktonnë moshat e reja.
"Kamosha të reja që e kanë neglizhuar ardhjen në spital në ditët e para, kanëmenduar se është një virozë dhe do ta kalojnë në shtëpi."
Mjekja apelon të gjithë qytetarët që të mbajnë maskadhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë që kanë.
Anibal Byberaj ishte babai një vajze të vogël. Mjeku kishte një karrierë të gjatë mbi 24-vjeçare ku ka shërbyer edhe si drejtor i spitalit rajonal Tropojë.
Ndërkohë bashkëshortja e Byberajt ishte mjeke pediatre në Laprakë.
