Pandemia ndaloi dasmat, pronarët e lokaleve: Kemi hedhur një thes me lekë, jemi të pashpresë

Ndër subjektet më të prekura nga pandemia covid 19në qytetin e Korçës janë  restorantet eeventeve të cilat nuk mund të zhvillojnë aktivitetet festive as në ambientet ejashtme të tyre pasi klasifikohen si ambiente ku ka grumbullime dhe rrezik ilartë për përhapjen e virusit.

Pavarësisht kësaj, detyrimet në shtet dhe kreditëduhen paguar çka po i  ccon ata në njëkrizë ekonomike.

“Ne kemi detyrime, kredira, familje për të mbajtur, në të gjitha drejtimet kemi humbur shpresat. Kemi qenë emigrant dhe kemi ardhur këtu. Kemi hedhur një thes me lekë siç e shikon gjëndjen dhe sot e kësaj dite është cdo gjë e pashpresë”

Në këto kushte e vetmja zgjidhje që kanë ështëreduktimi i stafit.

“Sot nuk ka asnjë vetëm pronari”

Prishja e ekuilibrave ka prekur gjithashtu dheindustrinë e agjensive të eventeve.

Një pjesë e lokaleve ku zhvillohen dasma janësanksionuar edhe me gjoba dhe të ndodhur në këtë situatë ata janë drejtfalimentimit total duke menduar edhe mbylljen e këtyre bizneseve.