“LA Casa de Papel” drejt fundit? Lajmi i keq për të gjithë shikuesit e serialit

La Casa de Papel, është seriali spanjoll i cili ka patur njësukses të madh falë Netflix.

Drama spanjolle e cila mbajti të mbërthyer shikuesit  me kthesat dramatike, komplote dhe skenarin  është drejt përfundimit të saj.

Vetëm pak ditë më parë ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”,Alvaro Morte, ai i cili njoftoi të gjithë fansat se “La Casa de Papel” ka filluarxhirimet e sezonit të pestë.

Mirëpo, një lajmi i keq është se ky sezon do të jetë edhe fundii këtij seriali.

Alex Pina, prodhuesi ekzekutiv ka bërë të ditur se “La Casa dePapel’ nuk do të ketë një sezon të gjashtë, prandaj shikuesit duhet të shijojnëçdo moment.

Ky lajm ka bërë që të gjithë fansat të reagojnë në rrjetet e tyre sociale duke shpresuar që organizatorët të ndryshojnë mendje.