Fier, plagoset me armë zjarri 50-vjeçari

Një 50-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në orët e paratë mëngjesit të sotëm (1 gusht) në Fier.

Shtetasi me iniciale N.Xh. u plagos pranë banesës së tezës sëtij në lagjien Mbrostar-Ferko rreth orës 00:30.

Autorët më pas janë larguar me një mjet tip “Benz” i cilipak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin equajtur "Rrethrrotullimi i Levanit".

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtërrezikut për jetën.

Nuk dihen ende arsyet e këtij atentati teksa grupi hetimor popunon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.