Murati: Ndryshimet kushtetuese i hodhën benzinë zjarrit të krizës politike, topi në fushën e ndërkombëtarëve
Gazetari, Erl Murati, parashikon njëvit të nxehtë politik. Në gjykimin e tij, miratimi i njëanshëm i ndryshimevekushtetuese në Kuvend vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit politik.
Erl Murati: Deri në maj u duk se kemi një konsensus dhe më nëfund të dy palët do të hyjnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me rregulla tënjëjta dhe të gjithëpranuara.
Ishin disi surprizë amendamentet kushtetuese që u miratuan në parlamentnë mënyrë të njëanshme që i hedhin benzinë zjarrit të krizës politike. Kytension politik që është vërejtur që vjet kur opozita dogji mandatet do tëvijojë edhe gjatë vjeshtës ose në fillim të muajit të ardhshëm.
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të prill-majit 2021, tensioni politik do të rritet duke qenëse siç ndodh rëndom rregullat nuk do të pranohen nga të gjithë. Kushtetuta,ligji themeltar i shtetit, u ndryshua pa konsensus me opozitën parlamentare, ndërkohëqë këto rregulla nuk pranohen nga një lojtar i rëndësishëm i garës së ardhshmePD-LSI.
Nga pikëpamja juridike Rama ishte legjitim, por ndryshimi i njëanshëm iKushtetutës e kthen mbrapsht konsensusin që u arrit për 5 qershorin. Ka gjasa qëopozita nuk bie dakord e rregullat zgjedhore, pritet një vit i zjarrtë politikjo vetëm në vjeshtë, por edhe në fillim të vitit të ardhshëm.
Përkundër kundërshtive, dialogupritet të vijojë në Këshillin Politik për reflektimin e ndryshimeve kushtetuesenë kodin zgjedhor.
Murati thotë për Ora News se topi ështënë fushën e ndërkombëtarëve dhe mbetet për tu parë nëse konsensusin politik ekanë qëllim final apo opsion.
Erl Murati: Në këtë pikë tensioni sapo ka filluar. Ndryshimetkushtetuese në mënyrë të njëanshme vetëm sa kanë hapur kutinë e Pandorës. Topi ështënë fushën e faktorit ndërkombëtar, vetëm ata do të mund të japin një verdiktfinal për debatin që do të zhvillohet në Këshillin Politik. Ende nuk e dimë nësekonsensusi është qëllimi final apo thjesht një opsion.
Ndryshimet e rregullave të lojës vetëmpak para zgjedhjeve nuk pritet të kalojnë pa pasoja edhe në kampin opozitar.
Erl Murati: Fakti që rregullat kanë ndryshuar secila parti do të përpiqet të luajë në të mirë të saj. Ka gjasa që të jenë dy apo më shumë koalicione opozitare. Kjo lëvizje i shkon për shtat kryeministrit Rama që ende mendon se është partia më e madhe.
(Intervista ne studio me gazetaren Matilda Mcini, pergatiti per online Besjana Kuçana.)