Mbyllja e laboratorëve të QSUT, Cili: Uroj që asnjë të mos largohet nga puna, është dhe shtet socialist; Muka: Skandaloze

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e strukturavelaboratorike në QSUT duke paralajmëruar dhe largimin nga puna të stafit mjekësorqë pak javë më parë u specializua pikërisht për kryerjen  e analizave për koronavirusin.

I përuruar me bujë nga Manastirliu si një laborator icertifikuar që do të rriste kapacitetet e testimit, Ministrja është detyruarpas dy javëve ta mbyllë këtë strukturë me një kërkesë të koncesionarit që kafituar të drejtën që për 10 vitet e ardhshme të bëhet pronar i të gjithëlaboratorëve dhe setit të analizave që do të kryejnë shqiptarët në spitaletpublike me një vlerë të jashtëzakonshme prej 95 mln eurosh.

Mjekja, Alma Cili, thotë se shpreson fort që i gjithëstafi që ka kontribnuar prej vitesh të mbetet aty deri në pension.

Cili: Nuk po mbyllet kandryshuar administratori. Shpresoj që ata mjekë, infermierë dhe laborantë qëkanë kontribuar për vite të mbeten aty deri në pension, kjo është thirrja ime përkoncesionarin. Është  e tmerrshme tëhidhen në rrugë. Nuk kam informacion çfarë do të ndodhë me punonjësit, do të mëvinte keq sikur qoftë dhe një laborant të largohej. Bëjnë një punë kolosale,vetëm ne si klinikë mund të dërgojmë 60 analiza në ditë. Nuk e kuptoj PPP. Çfarëështë e publikut është e publikut, këta janë dhe shtet socialist.

Ndërsa epidemiologu, Taulant Muka, thotë se kjo ështëskandaloze në kushtet që jemi, ku shteti duhet të ishte garanti kryesor itestimeve.

Muka: Është skandaloze. Nëkushtet që jemi shteti duhet të ishte garanti kryesor i testimeve dhe për mëtepër kur bëhet fjalë për QSUT që përdor laboratorin dhe për kërkim shkencor.Nuk e di cili është vizioni i kësaj qeverie për menaxhimin e Covid.